#

Skuadra e Shkëndijës sot konfirmoi se ka firmosur kontratën e parë profesionale, me talentin më të madh të shkollës së tyre të futbollit, Dashmir Elezin. 16 vjeçari, luan në pozitën e sulmit dhe anësorit ofenziv, ndërsa firmosi kontratën 3 vjeçare me skuadrën kuqezi.

Mediat, Ernest Gjoka largohet nga Shkëndija

Ndërkohë mediat vendore raportojnë se Shkëndija ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptarë, Ernest Gjoka dhe është në kërkim të trajnerit të ri. Nën drejtimin e trajnerit nga Shqipëria, skuadra tetovare nuk arriti të mbrojë titullin dhe në fund duhej të kënaqet me pozitën e tretë në Ligën e Parë, në sezonin e ndërprerë nga pandemia “Covid 19”.