Shkëndija fiton derbin me Vardar ‘forcon’ kreun (VIDEO)

Janë mbyllur 5 takimet e javës së 20-të në elitën e futbollit vendor, në të cilën dy skuadra shqiptare arritën të marrin fitore, teksa dy të tjera arritën sukses të përgjysmuar,njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija dhe Struga Trim Lum regjistruan fitore identike 2:1, përballë Vardarit, gjegjësisht Bellasicës, ndërkohë FC Shkupi dhe Renova nuk arritën dot deri tek fitorja.

FC Shkupi barazoi pa gola ndaj Akademia Pandev në ndeshjen që u zhvillua pranë kompleksit sportiv të Federatës së Futbollit vendor, derisa Renova u mund nga rivali i drejtëpërdrejtë për mbijetesë, Pelisteri.

Një ndeshje tjetër që u mbyll pa gola, ishte edhe ajo midis Makedonija Gj.P dhe Borecit e zhvilluar, po në Shkup, ndërkohë rikujtojmë dje Rabotniçki dhe Sileksi kishin barazuar me shifrat 1:1.

Pas 20 xhirove të kaluara, Shkëndija numëron 45 pikë, 8 më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë dhe 10 më shumë se Makedonija GJ.P e vendit të tretë, ndërkohë Struga Trim Lum me 32 pikë renditet në pozitëne katërt.