Shkëndija fiton ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës ndaj Ararat Yerevanit

Shkëndijaka fituar ndeshjen e parë kundër Ararat Yerevanit, me rezultatin 2:0.

Ky ishte takimi i parë i raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, i cili u zhvillua të enjten mbrëma në Shkup.

Ekipi tetovar ka krijuar epërsi të mirë para duelit të kthimit që zhvillohet pas një jave në Armeni.

Adenis Shala shënoi golin e parë për Shkëndijën në minutën e 21-të. Futbollisti nga Kosova realizoi nga afërsia. Për 2:0 u përkujdes Valmir Nafiu me një gol të bukur nga distanca në minutën e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati.