Shkëndija merr Sindrit Gurin!

Shkëndija e Tetovës me ardhjen e trajnerit Bruno Akrapoviq ka nisur të bëjë ndryshime brenda skuadrës.

Sipas burimeve të televizionit Shenja, tetovarët së fundmi kanë siguruar shërbimet e Sindrit Gurit. Bëhet fjalë për futbollist që luan qendër sulmues, ndërsa te Shkëndija vjen nga ekipi belg, KV Ostende.

27 vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur në kampionatin shqiptar me skuadrat si Kukësi, Vllaznia, Korabi, Kastrioti e Besa e Kavajës.

Guri gjithashtu ka qenë pjesë e rregullt e ekipeve të reja të Kombëtares së Shqipërisë.