Shkëndija ndal rrugëtimin për Conference League

Ekipi i Shkëndijës ka mbaruar sonte udhëtimin për Conference League përshkak disfatës ndaj AIK në gjuajtet nga pika e bardhë.

Fat i keq ose përvoja e munguar në penalti, mbetet të shihet nga analizat që do të bëhen më tej, por gjithsesi Shkëndija ishte më e mirë në lojë në të dyja ndeshjet kundër AIK.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa edhe ky takim u mbyll në kohë të rregullt dhe në kohë shtesë me të njëjtin rezultat;

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, me Ferhan Hasanin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, së fituar nga Shala.

Teksa në pjesën e dytë ndeshja mori kthesë, kur Ayari i dhuroi barazim ekipit të Aik Stockholm në minutën e 56’. Me rezultatin e sfidës që u vulos pas penalltive 2-4.

Penalltitë për Shkëndijën ia dolën t’i realizojnë Stojanovski dhe Cake, teksa Dita, Doriev dhe Hasani nuk mundën të shënonin.

Ndërsa te Aik Stockholm realizuan Hussein, Stefanelli, Bjornstrom dhe Ring, ndërsa Larsson nuk mundi të shënonte..