Shkëndija siguron fitoren e radhes mposht Pelisterin

Advertisment

Shkëndija e Tetovës thellon edhe më tej distancën me ndjekësit më të afërt në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka fitoi me përmbysje 1-3 në fushën e Pelisterit, duke shkuar +4 nga Shkupi i vendit të dytë, që u mposht 2-0 nga Struga Trim&Lum.

Në stadiumin e Bitolas kuqezinjtë tetovarë e nisën keq sfidën, por arritën të kthenin rezultatin në favorin e tyre. Pjesa e parë u mbyll barazim 1-1, me Pelisterin që kaloi në epërsi që në minutën e 5-të me Tanushev nga pika e bardhe e penalltisë, ndërsa në të 25-tën barazi Valon ahmedi me një ekzekutim përfekt të një goditjeje të lirë.

Reklame

Doriev realizoi golin e 1-2 fund të pjesës së dytë, ndërsa në kohën shtesë Ibraimi vulosi sukesin 1-3.

Në takimin mes Strugës dhe Trim&Lum të dy golat për vendasit i realizoi Nijaz Lena.

Rezultatet:

Akademija Pandev – Sileks 1-0

Pelister – Shkendija 1-3

Renova – Makedonija GP 1-3

Struga Trim&Lum – Shkupi 2-0

Vardar – Belasica 3-1