Shkëndija përmbys Sileksin, Shkupi fiton në fushën e Borecit

Advertisment

Shkëndija e Tetovës e rinis vitin 2021 me fitore, duke ruajtur diferencën prej 6 pikësh me Shkupin ndjekës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë triumfuan 1-2 me përmbysje në fushën e Sileksit, duke zhvlerësuar golin e vendësve të shënuar që në minutën e 20-të nga Ivanovski.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, skuadra e Ernest Gjokës barazoi rezultatin nëpërmjet një autogoli të Draskovicit. Superioriteti i kuqezinjve ishte i ndjeshëm në pjesën e dytë, derisa në minutën e 58-të Doriev tundi rrjetën për golin e 1-2. Ky rezultat mbeti i pandryshuar me Shkëndijën që “vrapon” e qetë drejt titullit kampion.

Reklame

Ashtu si Shkëndija triumfon në transfertë edhe Shkupi, që mposhti 0-1 Borecin me gol të Zvetanoskit. Renova u mposht 2-4 ng Belasica, Struga Trim&Lum – Makedonija GP përfundoi 2-2, ndërsa Vardar – Pelister 1-1.