Shkëndija prezanton përforcimin e dytë në merkato

Skuadra e Shkëndijës vazhdon me përforcimet në prag të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike dhe garave në Ligën e Kampionëve.

Pasi që ditë më parë prezantuan Sabit Bilallin, sot “kuqezinjët” preznatuan edhe përforcimin tjetër, mbrojtësi e krahut të djathtë Angelçe Timovski.

Mbrojtësi 26 vjeçar firmosi kontratë dy vjeçare, duke u lidhur me “kuqezinjtë” deri në verën e vitit 2023.
“Ky transferim për mua paraqet hap shumë të rëndësishëm në karrierë. Oferta nga ekipi më i mirë në vend më ka joshur dhe e them sinqerisht se ka mbisunduar dëshirën time për të luajtur jasht vendit.

Shkëndija si kampione në fuqi ka ekip shumë të mirë dhe unë uroj që me prezencën time të ndihmoj skuadrën për të ngritur cilësinë.

 

Jam pritur shumë mirë në skuadër, të gjithë më mbështesin dhe ma lehtësojnë adaptimin, ndërsa shpresoj që gjithë këtë t’ua shpaguaj me paraqitje pozitive”, është shprehur Timovski në prononciminbe tij të parë pas firmosjes me kuqezinjtë.

Ndryshe Timovski vjen te Shkëndija nga tabori i Sileksit, ku qëndroi plot 8 sezone me Sileksin, ndërsa një sezon ishte pjesë e Pobedës së Prilepit.