Advertisment
Me zbarkimin e Mikel Artetas në “Emirates” gjërat kanë ndryshuar për të mirë edhe për mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Përfaqësuesi gjerman ka arritur të hyjë në formacionin e muajit shkurt të Premier Ligës.
Reklame
Sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve duke u bazuar në paraqitjet e lojtarëve, teksa siç edhe mund ta shihni, Mustafi është në 11-shen më të mirë.
Megjithatë, jo vetëm Mustafi është pjesë e kësaj liste nga radhët e Arsenalit. Kjo pasi edhe Pierre Emerick Aubameyang.
Përkundër faktit se starti i sezonit nuk ishte edhe aq i mirë ku planifikohej largimi i tij, pjesa e dytë ka rezultuar tejet e suksesshme, ku u vlerësua me notën 7.59.