Shkoi ta vizitoj dajën në spitalin e Milanos ja çka i ndodhi të riut shqiptarë

Shqipëria është duke u ballafaquar me numrin në rritje të prekurve me koronavirus.

Zv. kryeministri Erion Braçe ka dhënë detaje të reja për 31-vjeçarin i cili është i gjashti i infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Reklame

Braçe thotë se ai kishte qëndruar vetëm një ditë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital atje, ndërsa përcjell një mesazh për të gjithë ata që kanë vizituar Italinë përgjatë dy javëve të fundit, transmeton Top Channel.

“Njerez nese keni qene ne itali dy javet e fundit rrini ne shtepi! Mos dilni! Mos shkoni ne kafe a restorante! Infektoni te tjere keshtu! Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses; E dime mire, ne jemi popull shume social, “behemi shume” me njeri tjetrin!

I infektuari i 6-te eshte nje djale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”! Vec kaq pak eshte dashur! Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetrin ketu e perhap me qef virusin! Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetekarantinohu! ri ne shtepine tënde! Shpëton veten dhe gjithkënd që do!Bëje tani!“, shkruan Braçe.