Shkolla e futbollit “Nerashti” kampion të FairPlay në Shkodra SummerCup 2022

Është mbyllur këtë fundjavë Turneu Ndërkombëtar “Shkodra Summer Cup”, i pesti për nga radha, aktivitet ky i organizuar për disa ditë me radhë në qytetin e Shkodrës me pjesëmarrjen e një numri të madh futbollistësh të moshave nga Shkodra, Malësia e Madhe, Kosova, Mal i Zi, dhe Maqedonia e Veriut.

I konceptuar nga organizatorët, Shkodra Sport Event në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër për të shëtituar në disa disa zona, si fusha e Barbullushit, ajo e Velipojës, Reshit Rusi, stacioni i fundit ka qënë kompleksi sportiv Zmijani ku është bërë edhe mbyllja e aktivitetit.

I vetmi ekip nga Maqedonia që ka marrë pjesë në këtë eveniment sportiv ka qenë Shkolla e Futbollit “Nerashti” në kategorinë U11 të udhëhequr nga trajneri Ejup Selmani.

“Ne kemi qenë ekipi i vetëm nga Maqedonia që kemi marrë pjesë dhe kjo është hera e parë për ne. Eventimenti ishte organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga ana e organizatorëve të udhëhequr nga Jetmir Podgorica. Fal përkushtimit tonë dhe disciplinës arritëm që të kurorëzohemi me kupën si ekipi më “FairPlay” u shpreh Selmani.

Shkolla e futbollit “Nerashti” është krijuar në mënyrë vullnetare nga trajneri Ejup Selmani dhe po korr suksese në të gjitha evenimentet sportive që merrë pjesë.

Selmani ka faleminderuar banorët e Nerashtit dhe mërgimtarët për përkrahjen morale dhe financiare që kanë dhënë dhe i kanë mundësuar ekipit pjesëmarrje në këtë garë./Tetova1