Shkolla e re fillore në Haraçinë bëhet realitet, Halimi: Po realizojë një nga premtimet e mija kryesore

AdvertismentCustom Text

Shkolla Fillore Komunale “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” – Haraçinë, së shpejti do të rindërtohet nga fillimi, pasi që projekti dhe mjetet për ndërtimin e objektit të ri shkollor vetëm se janë siguruar.

Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi thotë se shpejti do të fillojë ndërtimi i shkollës fillore komunale, pasi që projekti është gati.

ReklameCustom Text

“Projektin e kemi gati. Nuk ka asnjë pengës që ky projekt me interes vital për komunën tonë të jetësohet. Mjetet janë siguruar nga fonde të ndryshme, pushteti qendror, buxheti i komunës dhe donacione tjera”, thotë MIlikije Halimi, kryetare e Komunës së Haraçinës tek sa ndanë këtë lajm me banorët e saj.

Ky projekt, shton ajo, ka qenë nevojë imedijate për banorët e komunës sonë, por edhe obligim dhe një nga premtimet e mija kryesore që po i ve në zbatim.

“Nxënësit e komunës sonë meritojnë kushte më të mira për ndjekjen e procesit edukativo arsimor. Ky projekt është një nga ato, me të cilët dëshirojmë ta arrijmë këtë synim.

Në mandatin e ardhshëm ndërtimi i shkollave edhe në fshatrat tjerë do të jetë një nga prioritet tonë. Arsimim, shëndetësi, ambienti jetësor, infrastruktura tanimë janë pjesë edhe e projektit të ri të LSDM-së, ‘Më e mira për komunën tonë’, nga këtu edhe do të burojnë edhe projektet për Komunën e Hraçinës në të ardhmen”, thekson Halimi. (PRESSonline.mk)