Shkolla fillore në Karposh vitin shkollor e ka filluar në ambient të hapur

Advertisment

Nën protokolle të veçanta fillo viti shkollor 2020/2021.

Kësaj herë klasat do të mbahen edhe jashtë, dhe një nga shembujt është shkolla fillore “Jan Amos Komenski” në Karposh.

Reklame

Për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, viti shkollor për herë të parë është shtyrë për një muaj. Sot vitin shkollor e fillojnë 270,000 nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të shkollave fillore, ku në mesin e tyre janë 19 mijë nxënës të klasës së parë.

Disa nxënës mësimin do ta ndjekin në klasë me protokolle të veçanta kundër Covid-19, e pjesa më e madhe e nxënësve do të mësojnë në distancë nga shtëpia përmes platformës nacionale të mësimit./TV21