Shkolla në Neproshten me kushte minimale, Ademi: Komunat kanë mundësi që të ndajnë mjete financiare për shkollat

“Ku ka fjalë shumë, nuk ka punë” këtë e ka thënë gjuhëtari Eqrem Çabej, që për ironi emrin e tij e mbanë Shkolla fillore në Neproshten të komunës së Tearcës. E në këtë shkollë kushtet infrastrukturore janë minimale. Tualetet e tyre që gjendje 20 metra larg objektit të shkollës. Inspektorati sanitar më 7 mars ka kryer kontroll në këtë shkollë dhe ka konstatuar mungesën e kushteve elementare.

“Inspektorati sanitar i Tetovës do të nxjerrë një vendim për zëvendësimin e dyerve sanitare me një afat prej një muaji, sigurim të mjeteve për higjienën personale të nxënësve, si dhe sigurim të pajisjeve të duhura të higjienës. Sa i përket lyerjes së objektit, ai do të bëhet gjatë festës së shkollës”, deklarojnë nga Inspektorati sanitar.

Reklame

Nga sektori i arsimit në komunën së Tearcës thonë se nga viti 2006 për këtë shkollë Ministria asnjëherë nuk ka ndarë mjete.

“ Problem akut në atë shkollë është ­çështja e nyjave sanitare. Komuna ka bërë projektin detal për nyjat sanitare, është aplikuar në Ministrin e arsimit në sektorin për investime por jemi koshient se koha nuk pret. // Asnjëherë nuk janë ndarë mjete nga qeveria te themi vetëm në vitin 2006-2008 u ndanë mjete për rikostruimin e pullazit ishte një vendim politik pa asnjë projekt dhe duke parë gabimin që u bë këto mjete për fat të keq u tërhoqën”, deklaroi Muhamed Rexhepi.

Nga ana tjetër Ministri i Arsimit Arbër Ademi thotë se komunat kanë mundësi që ta ndajnë mjete financiare sa u përket këtyre çështje të higjienës dhe nyejve sanitare.

“Për një çështje të tillë është mirë të drejtoheni edhe në komunën përkatëse që të shikohet çka është problemi por ajo çka vlen të theksohet në nivel nacional se të gjitha komunat kanë mjete te mjaftueshme kanë mjete të nevojshme jo vetëm për të paguar pagat e punonjësve, por edhe për të mbuluar detyrime tjera për të mbajtur nivelin e higjienës lartë veçanërisht në këtë kohë dhe rrethana kur përballemi me virusin korona”, tha ministri Ademi.

Ndryshe sa i përket objektit, i njëjti është i ndërtuar në vitet e dyzeta dhe në të mësimin e ndjekin rreth 90 nxënës.