Shkon me trupin e xhaxhait të vd ekur tek Posta: Erdha të marr pensionin e tij

Declan Haughney vazhdon ta quajë veten të pafajshëm, pasi së bashku me një mik të tij, çuan trupin e vd ekur të xhaxhait në një postë irlandeze për të marrë pensionin.

“Ai ishte i sëmurë, por nuk e dija se kishte vd ekur, mendova se ishte ende gjallë”, u tha hetuesve protagonisti i historisë që tronditi komunitetin lokal të Carlow, në jug të kryeqytetit Dublin.

Për momentin, policia nuk ka marrë asnjë masë kufizuese ndaj 40-vjeçarit, por i dyshuari është ende nën hetim për veprën penale të mashtrimit.

“Pse duhet ta grabis xhaxhain? Unë jam 40 vjeç, nuk jam fëmijë”, shpjegoi ai për Irish Mirror, duke shtuar: “Unë nuk jam idiot që të shkoj në postë me një të vd ekur për të marrë paratë e tij. Nuk jam i çmendur “.

Declan Haughney vazhdon të përsërisë se ai nuk e kuptoi që xhaxhai Peadar Doyle, 66 vjeç, ishte i vd ekur kur ai dhe një mik e tërhoqën zvarrë nga shtëpia e tij në zyrën postare për të marrë pensionin.