Shkon në 55 numri i të prekurve në Shqipëri

Numri i i të prekurve në vend nga covid 19 ka shkuar në 55.

Gazetarja e Top Channel Alma Demiraj tha se janë shënuar vetëm 4 raste të reja në 24 orët e fundit.

Reklame

“Sipas skenarit, pas spitalit Infektiv, spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID-19

Jemi në terren cdo ditë për të vijuar gjurmimet e rasteve dhe kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitivë.

Janë testuar në 24 orët e fundit 42 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 605 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 55 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 38 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

25 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.