Shkon në 102 numri i vi ktimave nga tërmeti në Izmir

Advertisment

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se është rritur në 102 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmetit 6.6 ballë që goditi më 30 tetor qytetin e Izmirit, janë regjistruar 1.475 paslëkundje, prej të cilave 44 më të forta se 4 ballë.

Reklame

Në tërmet humbën jetën 102 persona. Nga 1.026 qytetarë të pl agosur, janë liruar nga spitali pas trajtimit 883 persona ndërkohë vazhdojnë të marrin trajtim ende 143 prej tyre.

Gjithashtu punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir nga 17 ndërtesa kanë përfunduar në 12 prej tyre dhe vazhdojnë ende në 5 ndërtesa.

Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.