Shkretëtira e Saharasë mbulohet nga dëbora (FOTO)

Advertisment

Këtë vit, Saharaja është zbardhur nga dëbora dhe temperaturat në Arabinë Saudite kanë rënë në -2 gradë Celcius.

Këto imazhe me akull në dunat e rërës në Sahara sjellin një pamje tejet të pazakontë për këtë vend. Ndërsa në Arabinë Saudite, banorët mbushën shkretëtirën në rajonin e Aseer për të shijuar borën.

Reklame

Shkretëtira e vogël e Algjerisë, Ain Sefra, e njohur ndryshe si Porta për në Shkretëtirë, është rreth 1 mijë metra mbi nivelin e detit dhe rrethohet nga Malet Altas.

Ndërsa shkretëtira e Saharasë mbulon pjesën më të madhe të Afrikës Perëndimore dhe përgjatë viteve të fundit ka pësuar ndryshime të temperaturave dhe lagështi.