Shkrumb e hi shtretërit e spitalit Kovid në Tetovë (foto)

Shtretërit nuk janë më të bardhë, po të zi.

Zjarri që kaploi spitalin modular në Tetovë, ka bërë shkrumb e hi gjithçka.

Nuk dëgjohen rënkime pacientësh, pasi të lënduarit tashmë janë dërguar në Spitalin e Tetovës.

Vi ktimat janë sjellë në mjekësinë ligjore në Shkup dhe siç njoftojnë nga Prokuroria Publike numri i tyre arrin në 14.

Asnjë informacion zyrtar për shkaqet.

Hetimet vazhdojnë…