Shkrumbohet Kulla Abbco në Emiratet e Bashkuara

Advertisment

Zjarri ka shkrumbuar Kullën Abbco në Sharjah, që është një nga qytetet më të mëdha të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

7 persona mbetën të plagosur dhe dëme të mëdha u shënuan edhe në zonën përreth, për shkak të objekteve në flakë që binin nga kulla Abbco.

Reklame

Dhjetra zjarrfikës kanë punuar për të shuarur zjarrin duke përdorur edhe dronë, raportojnë mediat lokale.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje menjëherë pas orës 21:00 sipas kohës lokale.