Shkup, biznesmen i njohur ka s.ulmuar fizikisht pronarin e një këmbimores

50

Biznesmeni nga Shkupit Spiro Çorogunov ka s.ulmuar fizikisht Branko Petrovski dje, rreth orës 13 në qendrën e Shkupit, shkruan Civil Media.

Çorogunov është pronar i hoteleve “Akelsandar Square” dhe “Aleksandar 2” në qendrën e Shkupit, firmës ndërtimore “Karaorman” dhe disa bizneseve tjera. Në afërsi të hotelit “Aleksandar 2”, ndodhet një këmbimore e vogël në pronësi të Branko Petrovskit dhe kafenesë së tij të vogel “Garson”, e cila njihet si vendi i preferuar i artistëve, gazetarëve dhe aktivistëve.

Çorogunov ka su.lmuar Pretrovskin në afërsinë e hotelit “Aleksandar 2”, i ndërtuar vitin e kaluar. Ai e ka ndalur Patrovskin dhe i ka kërkuar që të heq reklamën e këmbimores së tij, e cila është vendosur aty para 19 viteve.

Civil media shkruan se Petreovski në mënyrë të qetë ka kërkuar nga ai që të largohet dhe të ia lëshon rrugën, por Çorogunov e ka s.ulmuar me g,rusht, duke e rrë.zuar në tokë dhe ka filluar ta go.det me shq.elma.

Pasojat e su.lmit janë të dukshme, nofull e th.yer dhe lëndime të rënda të syrit të majtë të Petrovskit.