Shkup, dy fëmijë h umbën jetën në zjarrin që përfshiu shtëpinë e tyre

Advertisment

Dy fëmijë të moshës tre dhe një vjeçare kanë humbur jetën sot nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë e tyre në lagjen Shuto Orizare të Shkupit.

Siç raportojnë mediat në gjuhën maqedonase, zjarri shpejtë është përhapur edhe në disa shtëpi tjera. Katër prej tyre janë djegur. Sipas MPB-së, zjarri ka rënë fillimisht në një shtëpi në rrugën “Brsajçka buna”. Shtëpia është djegur krejtësisht, kurse në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikësit. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. /Gazeta LAJM