Shkup, konferencë ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE”

Advertisment

Sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimore me të cilat përballen në rrugën e procesit eurointegrues është tema kryesore e konferencës ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”-së që sot do të mbahet në Shkup në organizim të shumë organizatave joqeveritare të rajonit.

Nikoqir i konferencës është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa do të marrin pjesë shumë liderë rajonalë të partive politike social-demokrate dhe liberale dhe eurodeputetë.

Reklame

Në hapjen zyrtare, siç njoftojnë organizatorët, fjalim do të kenë Tanja Fajon – eurodeputete sllovene nga grupi social-demokrat, Ilhan Quçuk – eurodeputet nga grupi liberal ALDE dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në PE dhe Tonino Piculla – eurodeputet kroat nga grupi social-demokrat.

Konferenca është ngjarje përfundimtare e programit rajonal edukativ rinor “Politika progresive në Ballkanin Perëndimor – ProgVeB” dhe është në organizim të shumë organizatave joqeveritare të rajonit: progres-Institut për demokraci sociale nga Maqedonia e Veroit, Fondacioni “Boris Divkoviq” nga Bosnje e Hercegovina, Fondacioni “Qemal Stafa” nga Shqipëria, Forum i iniciativave të majta nga BeH-ja dhe Qendra për aftësi moderne nga Serbia, të mbështetur nga Olof Palme suedez, Qendra internacionale dhe Fondacioni ndërkombëtar i partisë qendër. \mia