Shkup, nuset bëjnë dasma pa fustan nusërie në restorante, për tu ikur dënimeve të inspektoratit

Qytetarët po përdorin lloj-lloj mënyra që t’i përshtaten kushteve të cilat po i imponon pandemia Covid 19, për të evituar dënimet e inspektoratit.

Në Shkup dhe qytete tjera në Maqedoninë e Veriut ende është në fuqi vendimi për ndalesën e dasmave dhe ahengjeve në restorante, por dasmorët po shpikin lloj-lloj metoda për t’i ikur kësaj ndalese. Nga Inspektorati për punë kanë treguar për Sdk metodat që po përdorin dasmorët për të bë dasmën në restorant, pa u ndëshkuar. Që inspektorët të mos kenë dëshmi se është duke u bë dasmë, nusja nuk vishet me fustan nusërie, por me fustan më modest edhe pse ëhstë me ngjyrë të bardhë. Poashtu nuk përdoret tavolinë solemne e përgatitur special për nusen e dhëndrrin.

Reklame

“Nusja veshet me fustan të bardhë, por jo fustan klasik nusërie. Poashtu nuk ka vallëzime mbi tavolinë”, kanë thënë nga inspektorati, duke treguar “fintat” që po përdorin dasmorët.
E gjithe kjo bëhet me qëllim që të krijohet pëhstypje se restorantet ku bëhet dasma, janë duke punuar në mënyrë normale. Për të arritur këtë qëllim, ndihmojnë edhe pronarët e restoranteve. Që të mos mund të ndëshkohen se po organizojnë dasëm ose aheng tjetër, ata përgatisin fatura për çdo tavolinë veç e veç, e jo si bëheshin dasmat më herët, me një faturë të përgjithshme, transmeton Gazeta Lajm. Në këtë mënyrë restorantet janë të pastër para ligjit se janë duke punuar në mënyrë të rregullt (gjë që lejon ligji me respektim të distancës).

Ndërkohë, pas paraqitjes së pandemisë, në Maqedoninë e Veriut ka shumë raste që dasmat organizohen nëpër oborre e parqe, kurse fqinjët shpeshherë zhurmën deri në orët e vona e denoncojnë në polici.

“Në restorantet ku bëhen dasma dhe ahengje edhe përkundër ndalesës, deri diku respektohen protokollet. Aty mundemi të hyjmë dhe t’i dënojmë pronarët prandaj janë të kujdesshëm që të mos ketë valle dhe luajtje mbi tavolinë. Probleme kemi me ahengjet që organizohen nëpër vikend shtëpiza jashtë qytetit. Organizohen ahengje me mbi 150 persona, jehon muzika tërë natën, kurse ne nuk kemi të drejtë të futemi në pasuri private, por vetëm policia”, thotë Stojko Paunovski, drejtor në Inspektoratin shtetëror të tregut.