Shkupi 2014 nuk e përballoi erën e mbrëmshme, bie fasada barok që kushtoi 11 milion euro

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në Facebook ka publikuar fotografi të fasadës së dëmtuar të godinës së MEPSO-s të dëmtuar nga era e mbrëmshme.

Godina është pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Shilegov paralajmëroi se pas zgjedhjeve do të kërkohet zgjidhje konkrete për ndërtesat e këtij projekti që sipas tij paraqesin “projekte kr iminele dhe jotësigurta për jetët e njerëzve”.

Reklame

Fasada e re e MEPSOs me shtylla të stilit antik dhe çati të re kishte kushtuar 11 milion euro.

Kontraktori i fasadës ishte kompania “Beton Shtip” ndërsa autori i projektit është “Naimar Engineering Shkup”.