Shkupi, Çento, Çairi, Haraçina dhe Shutka, gërmojnë bitcoin dhe…

Bitcoin, eterium, teter… Janë vetëm pjesë e rreth 4 mijë kriptovalutave të cilat kanë vërshuar botën.

Ndaj tyre nuk janë imun as qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Por, që të arrihet tek këto kriptovaluta me vlerë atraktive, duhen shumë investime, por shpeshherë edhe harxhime enorme të rrymës elektrike.

Reklame

“Një familje, nëse ka nevojë për një konsum të caktuar, nëse instalon kompjuterë që gërmojnë kriptovaluta, do të thotë se mund të konsumojë energji sa 20 ose 30 familje, gjë që prish furnizimin me energji të të gjithë përdoruesve fqinjë në atë pikë elektrike”, thotë për “Zërin e Amerikës”, Lence Karpuzovska Menaxhere e Departamentit për Komunikim në EVN, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Sipas të dhënave nga kompania, fenomeni është më i zakonshëm në Shkup, Tetovë, Haraçinë, si dhe në Çair, Cento dhe Shutkë.

Është evidentuar edhe dukuria e kyçjeve të “egra”, me qëllim që të shmangen llogaritë e larta të rrymës së harxhuar, që për këtë destinim llogaria mujore mund të shkojë në qindra euro.

Nga EVN-ja kanë thënë se mund të shkaktohen edhe probleme tjera si zjarre ose të digjet instalimi që nuk është adekuate për këtë konsum.

Për harxhimin enorm të rrymës elektrike, kohë më parë, kishte alarmuar edhe Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Rastet e lidhjeve të paligjshme në rrjetin elektrik nuk janë të vogla. Qëllimi është të shmangen faturat e larta, të cilat për gërmimin e kriptomonedhave shpesh llogariten në qindra euro.