Shkupjani ka denoncuar në polici se 30 vjeçarja nga Tetova ka humbur jetën

Advertisment

Rreth orës 04 të mëngjesit në SPB Shkup, F.R (29) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 03.30 në rrugën Pero Nakov në Shkup ka humbur jetën M.K (30) nga Tetova e cila përkohësisht ka jetuar në rrugën Pero Nakov.

Nga mjeku i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja. Është njoftuar Prokurori Publik me urdhrin e të cilit trupi është dorëzuar për obduksion.
Hetim në vend ngjarje ka bërë ekip i SPB Shkup. /SHENJA/