Shkupjani që dikur ishte biznesmen milioner, sot i pastrehë

Advertisment

Tair Daut është protagonisti i ndërrimit të moteve në Maqedoninë e Veriut, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave në vend, për të pasqyruar realitetin e një pjese të qytetarëve që janë të pastrehë.

Ai ka folur se dikur ishte biznesmen i suksesshëm me shtëpitë, familjen dhe paratë, ndërsa sot ditë e ftohta i kalon në lokalitetin e të pastrehëve në Momin Potok në periferi të Shkupit.

Reklame

Ai ka folur para mediave duke u shprehur se i mungon ndjenja e ngrohtësisë shpirtërore dhe sigurisë, sidomos në këto ditë të festave. Humanizmi i tij nuk mungon edhe në këtë gjendje, pasi që ai është angazhuar vullnetarisht si berber dhe kujdeset për të pastrehët e tjerë