Shkupjani tentoi të hedhë fishekzjarre, por për pak të djeg shtëpinë e tij

Advertisment

Një banor i Shkupit gjatë ndërrimit të moteve kishte vendosur që të hedhë fishekëzjarre, kryesisht ato të njohura si “raketa”.

Ai nga tarraca e apartamentit të tij ka vendosur raketat, por që një prej tyre ka përfunduar në apartamentin e tij, duke shkaktuar zjarr.

Reklame

Kjo ngjarje është regjistruar nga Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, të cilët menjëherë kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit të tyre, rasti ka ndodhur në orën 23:00, kur menjëherë është intervenuar në pallatin prapa “26 korrikut” në Bit Pazar. Në momentin e ndërhyrjes, pronari i apartamentit ka qenë pa ndjenja dhe menjëherë është dërguar në spital.

Ekipet e zjarrëfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së natës së Vitit të Ri kanë ndërhyrë në 8 raste të zjarreve, që janë lokalizuar. (INA)