Shkupjani u kap në flagrancë teksa plaçkiste barnatoren pas mesnate

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë mesnatës së sotme është arrestuar një 25-vjeçar nga Shkupi, pasi u kap në flagrancë teksa plaçkiste barnatoren.

“Mbrëmjen (26.09.2021) në ora 00.15 në rrugën “11 Tetori” në Shkup policët nga Stacioni Policor Qendër e kanë privuar nga liria A.H.(25) nga Shkupi, i cili është kapur nga policët gjatë kryerjes së “vjedhjes së rëndë” në barnatore.

Ai është arrestuar në stacion policor dhe nga ai është marrë mjeti që është përdorur gjatë kryerjes së veprës.

Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njofton MPB-ja.