Shkupjani vd es pas aksidentit në vendin e punës

Një punëtorë ka humbur jetën gjatë punimeve në një ndërtesë në rajonin e Gazi Babës, shkruan Alsat.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 16:39 minuta.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vd ekjen e 55-vjeçarit nga Shkupi me iniciale M.C.

Përveç ekipeve mjekësore dhe organeve të rendit, në vendin e ngjarjes kanë kryer kontrolle edhe Inspektorati Shtetërorë i Punës, ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.