Shkurte Fejza si një vajzë e re, mahnit me fotografinë e fundit

41

Shkurte Fejza është zëri më melankolikë dhe më i dëgjuar në trojet shqiptare.

Ndonëse zgjedhja e saj ishte drejt rrugëtimit të zhanrit popullor, ajo asnjëherë nuk zhgënjeu publikun dhe bëri që një pjesë e bukur ta përkrahin e ta adhurojnë, shkruan Kosovarja.

Me mijëra duartrokitje janë dëgjuar kur ajo ka rrëmbyer skenën muzikore, e që mbrapa saj kanë qëndruar projekte të mirëfillta e të pranueshme.

Kjo ka bërë që emri i Shkurtes të gjendet kudo që është bërë fjalë për muzikë, pa lënë anash asnjëherë pamjen e saj fizike dhe perfomancat e saj.

Ngado që merr pjesë Shkurtja, jo vetëm që ndez atmosferën por shpesh i bën gratë e tjera të ia kenë zilin për fustanat dhe veshjen që zgjedh ta bëjë në çdo aheng familjar.

Këtu padyshim që hyjnë edhe vitet e saj, që nuk po i ndjen aspak dhe nuk po ia lënë fare shenjë.

Thuajse për këtë gjë çdo paraqitje e saj e dëshmon, por ky imazh i fundit sikur ia vendosi pikën kësaj pune.

Shkurtja, jo vetëm që po bën dritë së bashku me partnerin e saj Hajrushin, por edhe del pa pikën e grimit. /Kosovarja/