Shkurte Gashi fotografohet për herë të parë rrugëve të Prishtinës bashkë me partnerin dhe djalin (FOTO)

Shkurta u pa për herë të parë bashkë me partnerin në publik.

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi, para pak muajsh është berë nënë për herë të parë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Por, këngëtarja nuk ka preferuar që asnjëherë të dalë në publik bashkë me djalin dhe njëherësh as me partnerin.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi të këngëtares, në të cilat si rrallëherë shihet duke u shëtitur rrugëve të Prishtinës.

Bashkë me të ishte edhe partneri i saj dhe djali, të cilin po e mbante në karrocë, derisa po shijonin motin e ngrohtë të së enjtes.

Shkurta ishte veshur me të zeza dhe atlete, ndërsa kishte lidhur flokët dhe vendosi një palë syze të errëta.

Sa i përket projekteve muzikore, Shkurte Gashi tash e një kohë nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, por i është përkushtuar tërësisht djalit. /Lajmi