Shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci: Më zuri gjumi për një moment

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic, ka thënë se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme.

Reklame

Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani”, tha Pranjiç, shkruan portali kroat Dnevnik.hr.

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë”, shtoi Pranjiç.

Sipas të dhënave të fundit të MPJD-së, në këtë aksident kanë vdekur 10 persona, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe 15 prej tyre janë më lëndime të rënda.