Mesfushori i PSG, Idrissa Gueye, mungoi në fitoren 4-0 të skuadrës së tij ndaj Montpellier, ditën e shtunë, pasi nuk donte që të vishte fanellën e veçantë të skuadrës pariziene, me numrat që kishin ngjyrat e ylberit.
PSG zbriti në fushë me këtë uniformë ndryshe, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, dhe futbollisti që është mysliman i devotshëm, sipas mediave franceze, nuk pranoi të luante me këto ngjyra në trup.
Edhe pse zyrtarisht, trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, tha se Idrissa Gueye mungoi “për arsye personale”.
Edhe sezonin e kaluar, kur PSG luajti sërish me një fanellë speciale për këtë ditë, Gueye mungoi, duke u justifikuar me probleme me stomakun.