Shoqata e të persekutuarve ofron një zgjidhje për koalicionin tre palësh

Advertisment

Kryetari i Shoqatës së të përsekutuarve politik, Shpëtim Pollozhani nëpërmjet rrjetot social facebook ka publikuar një opcion që do mundësonte zgjidhje për koalicionin tre palësh ASH Besa Alternativa, informon portali “tetova1”.
Ja çka shkruan Pollozhani.

Që të tre partitë, Aleanca, Besa dhe Alternativa e kanë qëllimin e njejtë-pushtetin.
Që ti maksimalizojnë votat e veta, këto tre parti duhet PATJETËR të bëjnë një koalicion parazgjedhor.

Reklame

Ja zgjidhja për koalicion.
Të trija partitë e lartëpërmendura le të pajtohen për të angazhuar një Agjencion serioz që bën anketimin e qytetarëve, por me garancion për 2-3% pasaktësi. Sipas përqindjes së votave që do ti marrin në ANKETË, ata do të duhet ti ndajnë edhe postet sikurse që janë: ministritë, drejtoritë, sektorët etj.

Të tre partitë duhet të vendosin që në një pozicion fitues të caktojnë një përfaqësues të diasporës.
Mjetet për realizimin e Anketës do ti grumbullojë ideatori i këti propozimi, i cili Besës dhe Aleancës iu ofrua në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.

Vetëm të tre partitë bashkë krijojnë opcionin fitues. Në rast se të trija partitë nuk bëhen bashkë, kjo do të thotë se ajo parti që e pengon bashkimin është në shërbim të opcionit humbës.