Shoqata “Jetimat e Ballkanit” mbledh rreth 125mijë franga në tubimin humanitar në Zvicër

57

Të dielën në Dietikon të Zvicrës, shoqata “Jetimat e Ballkanit” së bashku me humanistin e mirënjohur, hoxhë Halil Kastrati, ka mbajtur tribunën e radhës humanitare për të ndihmuar familjet në nevojë.

Nën praninë e mjëra bashkëkombasve, edhe njëherë u tregua gatishmëria e ndihmës dhe mbështjetjes për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”. I pari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, tha se populli shqiptar çdoherë ka qenë solidar me të tjerët, gjë që e dëshmoi edhe këtë herë me kontributin prej rreth 125 mijë franga brenda pak orësh.

Ai falënderoi pjesëmarrësit në këtë tribunë, derisa premtoi edhe shumë ndihma për familjet që kanë nevojë. Në anën tjetër, edhe ligjëruesit Dr. Musa Musai dhe hoxhë Halil Avdulli, u shprehën të kënaqur nga ky organizim, duke thënë se shqiptarët kur bëhen bashkë për të mirë, nuk ndalen asessi.

Derisa, Halil Kastrati, sërish premtoi që do t’i bëjë të lumtura edhe shumë familje të tjera, krejt në fund mes lotësh tha se: “shihemi në takimin e rradhës, në gëzimin e familjes tjetër”, duke lënë të kuptohet se shoqata “Jetimat e Ballkanit” do vazhdoj këtë mision edhe në të ardhmen. Tribuna në Dietikon të Zvicrës, është organizuar nga Sadik Tolaj, derisa transmetimi i saj është bërë LIVE në RTV Pendimi, i cili njëherësh ishte edhe spoznor medial i kësaj tribune.