Shoqata për Siguri dhe Shëndetit në Punë në Maqedoni (SHSSHPM) dorëzoi një propozim tekst në Qeveri ku kërkon që secili punëtor i infektuar me coronavirus në vendin e punës duhet ti jepet paga e plotë prej 100%.

“Me miratimin e një propozimi të tillë nga Qeveria, do të respektohet plotësisht e drejta për barazi të qytetarëve, pavarësisht fesë, kombësisë, konfeksionit dhe mbi të gjitha punën që ata bëjnë. Në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh rastet aktuale të të infektuarve me coronavirus në vendin e punës, të gjithë punëdhënësve do t’u hiqet dilema dhe atyre t’u jepen udhëzime të qarta se si të veprojnë në rast se punonjësi i tyre është diagnostifikuar me SARS-COVID-2”, thonë nga atje.

Nga atje shtojnë se deri më tani, të gjithë punonjësit që raportojnë mungesë për shkak të Covid-19, Fondi i Sigurimit Shëndetësor u paguan atyre 70 përqind të pagës, ashtu si për pushimet e rregullta të sëmurë./Telegrafi/