Shoqata Vllaznia me aksion humanitar në Kumanovë

Të gjithë jemi dëshmitarë të periudhës në të cilën po kalojmë me Coronavirus – Covid 19, virus ky i cili përveç se në vende të ndryshme të botës, arriti edhe në vendin tonë dhe në qytetin tonë.

Masat që janë ndërmarrë nga Qeveria janë shumë të nevojshme dhe të domosdoshme, pra izolimi në shtëpi si masë parandalimi për përhapjen e virusit Covid-19. Mirëpo, në këtë situatë, poashtu shumë njerëz janë detyruar të ndërpresin punën dhe me këtë shumë familje të mos jenë në gjendje të sigurojnë të mirat elementare për jetesë.

Reklame

Prandaj, për ta bërë një gjë të tillë sa më të lehtë, SH. E. Vllaznia organizon akcionin e dytë të radhës pas atij me mjete higjienike, për dhurimin e shportave me produkte ushqimore dhe mjete higjienike për familjet e prekura nga kjo situatë dhe për familjet skamnore. Andaj ne, ju bëjmë të gjithve thirrje që të dhuroni dhe me këtë ne bashkërisht të ndihmojmë familjet në nevojë. Një pako do të kushtojë 25 euro.