Shp ërthimi në Kumanovë, Nuhiu në vendin e ngjarjes konfirmon 3 v iktimat dhe 7 të lënduarit (VIDEO)

Advertisment

Në fshatin Rramanli të Kumanovës ku mëngjesin e sotëm shpërtheu një bombul gazi dhe si pasojë mbetën të vdekur 3 fëmijë dhe 7 persona të plagosur ka mbërritur edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Agim Nuhiu. Pasi u drejtoi ngushëllimet familjarëve Nuhiu bëri bilancin paraprak të ngjarjes ku dhe konfirmoi 3 viktimat e rastit, të gjithë të moshës së mitur dhe 7 të plagosur, ku për shkak të seriozitetit të plagëve janë dërguar drejt Spitalit të Shkupit për një trajtim më të mirë shëndetësor.

“Rasti është shënuar rreth orës 10:00 të mëngjesit. Tragjedia ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi më pas ka shpërthyer edhe zjarri ku për pasojë kemi tre viktima dhe 7 të lënduar. Viktimat janë të moshës 8-11 vjeç. Të lënduarit janë transportuar në Shkup. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë po ashtu në terren janë ekspertët e Prokurorisë” tha Nuhiu

Reklame