Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë

Advertisment

Kryeministri Albin Kurti, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Përmes një vendimi Kurti ka njoftuar se të gjitha institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konform planit të reagimit kombëtar, si dhe Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencës së shëndetit publik.

Reklame

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Pas konfirmimit të edhe katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, shpalljen e gjendjes emergjente