Shpenzimet mujore: Evropianët paguajnë faturat, në Maqedoni ushqimin

Advertisment

Sipas raportit të EUROSTAT-it, evropianët të ardhurat mujore i shpenzojnë për të paguar faturat e shërbimeve komunale, për transport e pastaj për ushqim e pije. Ndërsa në Maqedoni, nga shporta e konsumatorit, që në këtë nëntor u rrit me mbi 1000 denarë krahasuar me vitin e kaluar, më së shumti harxhohet për ushqim, ndërsa likuidimi i faturave komunale vjen në rend të dytë, një fakt ky që sipas ekspertëve, tregon se sa shumë ka ndikuar kriza e pandemisë në kategoritë me të ardhura të ulëta të popullsisë dhe po ashtu në rritjen gjithnjë e më të sigurt të varfërisë në vend.

Nëse familjet evropiane pjesën më të madhe të të ardhurave mujore (një të katërtën) e shpenzojnë për të paguar faturat e shërbimeve komunale, në Maqedoni – më shumë se gjysma e të ardhurave shpenzohet për të blerë ushqime dhe pije. Kategoria e banesave, e cila përfshin faturat e shërbimeve, është në vendin e dytë, me rreth një të tretën e të ardhurave, një fakt ky që sipas ekspertëve, tregon se sa shumë ka ndikuar kriza e pandemisë në kategoritë me të ardhura të ulëta të popullsisë dhe po ashtu në rritjen gjithnjë e më të sigurt të varfërisë në vend.

Reklame

Në Maqedoni, sipas të dhënave nga shporta minimale e konsumatorit për muajin nëntor, e cila arrin 33.742 denarë, shumica e të ardhurave të familjeve ndahen për ushqim dhe pije, të cilat mbulojnë 41.93 për qind të shpenzimeve të familjeve, pasuar nga sektori i strehimit, për të cilat familjet ndajnë 32.03 për qind të kostove. Pasohet nga sektori i transportit me 7.30 për qind, i ndjekur nga sektori i higjienës me 7.04 për qind, veshje dhe këpucë me 6.41 për qind, kulturë me 3.16 për qind dhe mirëmbajtje dhe shëndetësi me 2.12 për qind. Sipas konkluzionit të përgjithshëm mbi shpenzimet e familjeve në të gjithë Evropën, botuar nga EUROSTAT, duhet të kihet parasysh se përveç të ardhurave, ato varen edhe nga zakonet kulturore të qytetarëve dhe pozicioni gjeografik.

“Familjet e BE-së shpenzuan 12.3 për qind të PBB-së së BE-së në sektorin e strehimit gjatë vitit të kaluar, i cili përfshin kostot e ujit, energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të tjera. Kjo përfaqëson pothuajse një të katërtën ose 23.5 për qind të shpenzimeve totale të konsumit dhe bindshëm është zëri më i madh i shpenzimeve të familjeve në BE. Pasohet nga kostot për transportin, i cili mbulon 13.1 për qind, pastaj ushqim dhe pije freskuese me 13 për qind, pastaj restorante dhe hotele dhe rekreacion dhe kulturë me 8.7 për qind të kostove”, thekson EUROSTAT në raportin më të fundit lidhur me shpenzimet familjare.

Të dhëna të tilla janë në përputhje me indikacionet e qytetarëve se kostot e produkteve themelore ushqimore po rriten, edhe pse statistikat tregojnë se shporta minimale e unionit për nëntor të këtij viti u rrit me 1016 denarë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Të dhënat gjithashtu tregojnë disa ndryshime midis vendeve, kështu që në Finlandë, Sllovaki dhe Danimarkë më së shumti shpenzohet për strehim, ndërsa në Maltë këto kosto janë më të ultat. EUROSTAT regjistroi gjithashtu ndryshime në pjesën e banesave në shpenzimet totale të familjeve. Është vërejtur se rënia më e madhe e kostove të strehimit është vërejtur në Rumani, Poloni, Qipro, Hungari… Rritja më e madhe e këtyre kostove u regjistrua në Finlandë dhe Irlandë, pasuar nga Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Portugalia. Ekspertët vendas kanë theksuar gjithashtu që pandemia do të përkeqësojë më tej situatën dhe do të shkaktojë një rritje të popullsisë së varfër të vendit. “Kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka prekur fuqimisht grupet e qytetarëve me të ardhura të ulëta që kryesisht punojnë në punë me pagë të ulët ose janë pjesë e ekonomisë informale, marrin transferta sociale ose dërgesa nga jashtë. Për shkak të pandemisë, 25 mijë njerëz të tjerë futen në varfëri”, konstatohet nga Instituti për Studime Financiare dhe Politikave “Finance Think”. (koha.mk)