Shpërthen covid në hotelin e stafit të Angela Merkel

German Chancellor Angela Merkel arrives for the weekly cabinet meeting of the German government at the chancellery in Berlin, Germany, June 9, 2021. (Photo by Markus Schreiber / POOL / AFP)

Një vatër e Covid shpërtheu në një hotel në Cornwall në Mbretërinë e Bashkuar ku po qëndrojnë dy oficerë të sigurimit të Angela Merkel në kuadër të samitit të G7.

Lajmi njoftohet nga mediat gjermane sipas të cilave, një anëtar i stafit të saj është vetëkarantinuar paraprakisht.

Një zëdhënës i kancelares gjermane siguroi se incidenti nuk do të ketë ndikim në pjesëmarrjen e kancelares gjermane dhe delegacionit të saj në G7 në Carbis Bay,

e cila do të arrijë në Cornwall, Angli, rreth mesditës.