Shpërthen në flakë sapo prek pistën, punonjësit rendin të fikin rrotat e “Boeing 737-800” (Video)

70

Stafi i mirëmbajtjes së aeroportit nxitoi të fikte zjarrin që shpërtheu në pajisjet e uljes, pas flakëve që shpërthyen menjëherë pasi avioni mbërriti në Egjipt.

Avionët që i përkisnin kompanisë ukrainase me kosto të ulët ‘SkyUp Airlines’, kishin disa telashe teksa uleshin në Sharm El Sheikh, një vendpushim popullor i Detit të Kuq.

Pasi avioni u ul, ingranazhet në anën e majtë të tij papritmas shpërthyen në flakë. Zjarri vijoi për rreth një minutë para se stafi i aeroportit të arrinte ta shuante.

Asnjë nga 196 personat në bord nuk u lëndua, tha linja ajrore. Besohet se shkak për zjarrin u bë rrjedhja e karburantit.