Shpërthen një eksploziv në Kumanovë

1090

Kumanovari A.D (30) sot në mëngjes në orën 3:20 minuta në SPB Kumanovë ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim eksplozivi para portës së shtëpisë së tij.

“U dol në vendin e ngjarjes dhe fillimisht u zbulua se një pajisje shpërthyese ka qenë e vendosur në një kosh mbeturinash përpara portës. Nuk pati të lënduar, ka pasur vetëm dëme materiale të dritareve të shtëpisë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia ka marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.