Shpërthen zjarri mbi fshatin Sellcë të Tetovës (VIDEO)

Një zjarr sonte vonë kishte kapluar një pjesë të malit mbi fshatin Sellcë të Tetovës ku persona të papërgjegjshëm kanë ndezur zjarr e më pas të njejtin e kanë lënë pa shuar, ndërsa sonte moti i thatë dhe me erë ka ndikuar që i njejti të bartet tek kullosat e thata duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm.

Falë intervenimit të banorëve të fshatit zjarri është vënë nën kontrollë pas disa ore, ku ka pasur vetëm dëm material si pasojë e djegies.