Shpërthen zjarri në një banes në Gostivar, humb jetën fëmija 10 vjeç

Zjarri që kaploi një nga banesat e ndërtesave përballë lumit Vardar ka përfunduar me pasoja fatale. Zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi, në prononcimin për Portalit LOBI njoftoi që sipas informatave të para nga terreni, dy persona kanë pësuar, njëri nga të cilët ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 8 të mëngjesit, në Polici është denoncuar zjarr në njërën nga banesat e ndërtesës kolektive te kej i lumit Vardar.

Si pasojë e zjarrit jetën e ka humbur një fëmijë i mitur i moshës 10 vjeçare ndësa lëndime ka patur edhe një person tjetër i cili me autoambulancë bashkë me viktimën u dërguar në Spital dhe po merr asistencë mjekësore”, tha Fatmir Rexhepi.

Ekipi i Lobit ishte në terren ku Prokuroria Publike dhe Policia po kryejnë inspektimin e ngjarjes.

Rreth ngjarjes, me informata më të zgjeruara do tu njoftojmë brenda orëve në vazhdim. /lobi.mk/