Shpërthimet e rasteve me korona,Berlini vendos në karantinë qindra familje

Autoritetet në Berlin kanë vendosur 369 familje nën karantinë, pasi dhjetëra persona kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19. Përhapja në rrethin e Neukölln ka përfshirë 6 ndërtesa apartamentesh, me 57 njerëz të testuar pozitivë.

“Virusi po përhapet tepër shpejt,”- tha kryetari Martin Hikel. “Kuptuam shumë shpejt që blloqe të tërë apartamentesh ishin të shqetësuar dhe se duhej t’i vendosnim banorët nën karantinë.”

Reklame

Që nga e marta, Berlini ka regjistruar 7.401 raste të infektuara dhe 209 vdekje, sipas shifrave zyrtare. Rritja e infeksioneve në qytet vjen vetëm dy ditë pas shpërthimit në qytetin gjerman verior Bremerhaven, ku u raportuan 112 infeksione dhe 1 vdekje sipas Deutsche Welle.

Të martën, Gjermania nisi përdorimin e aplikacionit për gjurmimin e koronavirusit, në një përpjekje për të gjetur infeksionet e mundshme. Ekspertët thonë se gjetja e rasteve të reja shpejt është çelësi i parandalimit të përhapjes, veçanërisht në një kohë kur vendet europiane po heqin kufizimet e bllokimit dhe po hapin kufijtë e tyre.

Të hënën, Gjermania hapi kufijtë e saj për udhëtarët nga BE, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni./Opinion.al