Shpëtohet nga kampi i ferrit në Siri, 11 vjeçari Alvin Berisha

56

Është nxjerrë nga kampi Al-Hol në Siri, 11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha, referuar mediave në gjuhën arabe dhe tani ndodhet në një vend të sigurt.

Sipas Report.tv, operacioni ende nuk ka mbaruar por shumë shpejt Alvin mund të ribashkohet me babanë e tij që ndodhet në Itali.

Operacioni i shpëtimit u realizua në bashkëpunim me “Gjysmë Hënën siriane”, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare.

Babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë). Jeta atje u kthye në tragjedi.

 

Nëna e tij shqiptare, që kohët e fundit para se ta rrëmbente nga babai kishte vënë shami, kishte nisur të lutej dhe kishte shfaqur sjellje radikale, kishte vdekur në kamp së bashku me një burrë të huaj që ishte martuar. Alvini mbeti i vetëm, dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ “le Iene” arriti të gjejë Alvinin dhe takojnë me të atin pas 5 vjetësh.