Shqipëra kalon në finalen e madhe të “Eurovision 2019” (VIDEO)

21

Jonida Maliqi ka arritur të kalojë në natën finale të “Eurovision”.

Jonida Maliqi, e cila po përfaqëson Shqipërinë në “Eurovison” ka kaluar në natën finale, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka kënduar sonte (e enjte) në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision”, në të cilën u paraqit e 14-ta.

Kënga “Ktheju Tokës” e Jonida Maliqit, ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në finale.

Festivali i këngës evropiane “Eurosong” këtë vit po mbahet në Izrael, ndërsa finalja e madhe do të mbahet të shtunën (16 maj).

Më poshtë mund ta dëgjoni një pjesë nga performanca e Jonidës në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision”.